Statistikat tregojnë një Navas specialist kur bëhet fjalë për 11-metërsha
Pëlqej
Keylor Navas po vazhdon me formën e tij të mirë në Real Madrid në 2 sezonet e fundit. Portjeri Madrilen ishte një nga kryesorët në triumfin e Real Madridit në La Liga sezonin e kaluar me pritjet e tij të jashtëzakonshme dhe me shumë reflekse të shpejta.

Portjeri Madrilen poashtu është shfaqur një specialist i pritjes së penalltive në La liga që nga koha e transferimit në Real Madrid.

Navas që nga transferimi i tij në klubin Madrilen është përballur më 8 lojtarë nga 11 metërshi dhe ka dalur fitues ndaj 4 prej tyre, që do të thotë se ai ka pritur 50% të penalltive që janë goditur në drejtim të portës Madrilene në ndeshjet e La Ligas.

Këto janë 4 penalltitë që i ka pritur Navas në La Liga që nga transferimi në Real Madrid:

– vs. Ruben Castro (Betis, 2015/16)
– vs. Griezmann (Atletico, 2015/16)
– vs. Gamerio (Sevilla, 2015/16)
– vs. Florín Andone (La Coruna, 2017/18). /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2017, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori