Statistikat tregojnë që Mayoral rezulton më i sakti tek Real Madrid, lë mbrapa dhe Moratan
Borja Mayoral vazhdon të shfrytëzojë në maksimum çdo mundësi që i ofrohet nga Zidane.

Sulmuesi Madrilen ka luajtur vetëm 437 minuta këtë sezon dhe ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje si titullar, kundër Sociedadit në La Liga (1 gol), dy ndeshje kundër Fuenlabradas në Copa (2 gola) dhe kundër Dortmundit (1 gol), përcjell Albeu.com.

Mesatarja e tij e golave prej një goli në çdo 109′ minuta është dukshëm më e mirë se mesatarja e Benzemas i cili ka luajtur 1.172 minuta dhe ka shënuar 5 gola (një gol në çdo 234′ minuta) apo vetëm një gol më shumë se Mayoral.

Por, Mayoral nuk ka kaluar vetëm mesataren e Francezit. Spanjolli gjithashtu ka mesatare më të mirë se të dy ish sulmuesve Madrilen që aktualisht aktivizohen në Angli dhe në Francë: Morata dhe Mariano.

Morata te Chelsea këtë sezon ka shënuar 10 gola në 1.456 minuta (një gol në çdo 145′ minuta) dhe Mariano tek Lyoni ka shënuar 13 gola në 1519 minuta (një gol në çdo 117′ minuta).

Fillimi i sezonit ishte i vështirë për Mayoral por tani pak nga pak si duket ai ka arritur të gjejë vetën në këtë situatë, duke shfrytëzuar mundësinë më të vogël vetëm që të përfitojë më shumë minuta nga trajneri. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2017, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori