Statistikat/ Zbulohet "Busquets" i Shqipërisë (FOTO)

"Cezarit duhet t'i japësh atë që meriton", dhe Burim Kukeli padyshim meriton që të cilësohet si më i miri në fushë në sfidën e sotme të Kombëtares sonë ndaj Zvicrës.

I futur në fillim si mesfushor, ai luajti për më shumë se 60 minuta në rolin e qedërmbrojtësit duke mos bërë që të ndihet mungesa e Lorik Canës, raporton Albeu.

Statistikat flasin që ai ka pasur 96 për qind të saktë të pasimeve që ka bërë gjatë ndeshjes, ndërkohë që është futbollisti që ka kombinuar më shumë me një shokë skuadre.

Ai i ka dhënë 10 pasime Hysajt, duke treguar mbi të gjitha se është një lojtar unikal në mbrojtje dhe mesfushë, një "Busquets" shqiptar./albeu .com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori