STATISTIKE/ Gjermania ka 23 vite pa fituar në Hollandë
Kombëtarja gjermane nis fushatën e saj kualifikuese të "Euro 2020" kundër Holandës sot në orën 20:45, në "Johan Cruyff Arena". Skuadra e Joakim Lëvit do të tentojë ta nisë me një fitore për të harruar sadopak problemet e vitit të fundit. Por çfarë duhet të dimë për klasiken europiane?

REKORDI PREMTUES – Në 42 ndeshjet e deritanishme mes Gjermanisë dhe Holandës, shenja e barazimit ka mbizotëruar në 16 raste, ndërsa bilanci flet për "pancerat" me 15 fitore ndaj 11 të "tulipanëve". Por Gjermania nuk mundet në 6 nga 7 përballjet e fundit mes dy prej "armikeve" më të mëdha në futboll.

PËRMBYSJA NË LIGËN E KOMBEVE – Hera e fundit që Gjermania dhe Holanda u ndeshen me njëra-tjetrën ishte në 19 nëntor në Gelzenkirshen, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Skuadra e Lëvit kryesonte 2-0, por dy gola në pesë minutat e fundit të miqve u ngrinë buzëqeshjen vendësve, të cilët shpresonin të hakmerreshin pas humbjes 3-0 në Amsterdam në takimin e vajtjes në tetor.

FUSHË E VËSHTIRË – Hera e fundit që Gjermania arriti një fitore në fushën e Holandës ka qenë 23 vite më parë. Ishte 24 prilli i vitit 1996, kur goli i Jyrgen Klinsmanit me penallti siguroi fitoren 1-0 në miqësoren përpara finaleve të Europianit "Angli 1996". Prej atëherë, gjermanët kanë regjistruar dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet që kanë zhvilluar në tokën e portokallinjve. /albeu.com/





Shtuar më 24/03/2019, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori