STATISTIKË / Leo Messi lojtari më së shumti gola dhe asiste në top-5 ligat evropiane
Lionel Messi është lojtari që ka kontribuar më së shumti me gola dhe asiste në top 5 ligat Evropiane.

Ashtu si në disa ndeshje këtë edicion, Messi ishte shpëtimtari i Barcelonës edhe në fitoren 2-1 kundër Alaves në Camp Nou.

Ai e shënoi golin tri pikëve në minutën e 84'-të, duke shkuar në 20 finalizime në 21 paraqitje këtë edicion në La Liga, 27 në të gjitha garat.

Messi ka dhuruar edhe nëntë asiste, çka e bënë atë futbollistin që ka kontribuar më së shumti në gola (29 gola dhe asiste) në top 5 ligat Evropiane, duke lënë prapa 222 milionëshin e PSG-së, Neymarin me 28. /albeu.com/

Lojtarët që kanë kontribuar më së shumti në gola në top 5 ligat Evropiane:

1- Lionel Messi (29)

20 gola, 9 asiste

2- Neymar (28)

17 gola, 11 asiste

3- Ciro Immobile (27)

20 gola, 7 asiste

4- Edinson Cavani (24)

21 gola, 3 asiste

5- Mohamed Salah (24)

18 gola, 6 asiste

6- Harry Kane (22)

21 gola, 1 asiste
Shtuar më 29/01/2018, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori