STATISTIKË / Messi apo Ronaldo ? Për kë flasin statistikat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Cristiano Ronaldo vs Lionel Mesi. Një histori që vazhdon vit pas viti dhe do të vazhdojë për një kohë të gjatë deri sa këta dy lojtarë të largohen nga bota e futbollit.

Në nivel klubi, Ronaldo ka avantazh ndaj Mesit në vitin 2017, pasi 32-vjeçari e ka ndihmuar Real Madridin të bëhet skuadra e parë që i fiton dy tituj të Ligës së Kampionëve radhazi me dy gola në fitore kundër Juventusit. Madrilenët arritën të fitonin edhe La Ligën dhe Super Kupën e Spanjës ndërsa Barcelona e Mesit fitoi vetëm “Copa del Rey” në sezonin 2016-17.

Për sa i përket Kombëtareve, të dy futbollistët kanë qënë protagonist duke ndihmuar skuadrat e dyre të kualifikoheshin në Kupën e Botës "Rusi 2018".

Në total për këtë vit kalendarit, Ronaldo ka luajtur 51 ndeshje duke shënuar 45 gola dhe duke asistuar 11 herë, ndërsa argjentinasi Mesi ka zhvilluar 56 ndeshje duke realizuar 51 gola dhe 13 asist.
Shtuar më 14/11/2017, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori