STATISTIKË / Real Madrid skuadra e parë që shënon 6000 gola në La Liga
Pëlqej
Mesfushori spanjoll Marco Asensio shënoi golin e 6.000 për Real Madridin në La Liga, rekord historik – pasi Los Blancos bëhen skuadra e parë që arrijnë diçka të tillë.

Me pesë golat kundër Betisit, në fitoren 5-3, Real Madridi ka shkuar në kuotën e 6.002 golave në kampionatin spanjoll.

Golin e 6.000 e realizoi Marco Asensio, duke u bërë kështu skuadra e parë në histori të La Ligas që e arrin këtë shifër.

Reali la prapa Barcelonën me (5.962 gola). /albeu.com/

1 - Lazcano - 1929

1.000 - Pahíño - 1950

2.000 - Paco Gento - 1963

3.000 - Juanito - 1981

4.000 - Zamorano - 1994

5.000 - Guti - 2008

6.000 - Marco Asensio - 2018
Shtuar më 19/02/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori