Zënka e Raheem
Sterling me Joe
Gomez në ndeshjen mes Liverpool dhe
Manchester Cityt ka vazhduar dhe tek kombëtarja angleze.
Sterling u konfrontua fizikisht me mbrojtësin, teksa u desh edhe ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të ndaluar sherrin.
Nga kjo situatë e pësoi
Sterling, i cili u përjashtua nga grumbullimi me vendimin e trajnerin
Southgate. Gjithsesi, ylli i
Manchester Cityt u mbrojt pikërisht nga Joe
Gomez, pasi siç zbulon “Sky Sport”, ka qenë mbrojtësi i Liverpool, i cili i ka kërkuar trajnerit të “3 Luanëve” mos ta përjashtojë
Sterling.
Southgate nuk është se ia ka vënë veshin fjalëve të
Gomez, pasi vendosi me dorë të hekurt, duke përjashtuar
Sterling, por veprimi i mbrojtësit është për t’u duartrokitur.
Shtuar më 12/11/2019,
ora 22:23