Sterling: Presioni është te Liverpooli
Ylli i Manchester City, Raheem Sterling ka komentuar garën për titullin e kampionit në Premier League.

Ish anëtari i Liverpool beson se presioni tani është pikërisht tek ish skuadra e tij, të cilët aktualisht janë liderët e tabelës.

“Eksperienca mund të jetë një plus, por në të njëjtën kohë është komplet një skenar tjetër nga viti i kaluar” ka thënë Sterling për “Sky Sports”.

“Vjet në këtë pikë sezoni ishim më të qetë. Kësaj radhe ne jemi duke ndjekur liderët dhe jemi shumë afër” ka thënë tutje ai, duke lënë të kuptohet se presioni është tek “The Reds”. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori