Stërvitje intensive, Suarez do "El Classico"-n
Luis Suarez bëhet gati për të debutuar me Barcelonën në një takim ëndrrash, pikërisht në "El Classico"-n e parë të sezonit në "Santiago Bernabeu". Një ditë para sfidës më të ndjerë të futbollit spanjoll, sulmuesit uruguaian i përfundon pezullimi i dhënë nga FIFA për shkak të kafshimit ndaj Giorgio Chiellinit, ndaj Luis Enrique do të ketë një armë plus ndaj rivalit më të madh në futbollin spanjoll.

Sigurisht që nuk mund të thuhet me bindje të plotë nëse 27-vjeçari do të jetë titullar, i sigurt është fakti se ai do të grumbullohet nga tekniku asturian për këtë përballje të zjarrtë.

Një ditë pas fitores 3-1 më Ajaxin në Champions League, Suarez u shfaq shumë i karikuar në stërvitje, me dëshirën e madhe për të lënë shenjë në "El Classico"-n e tij të parë.
Përkrah Messit dhe Neymar, uruguajani do të jetë pjesë e një tredhëmbëshi shkatërrimtar për çdo kundërshtar.

Në seancën e fundit shenja të mira dha edhe Adriano, ndërsa Douglas dhe Vemaelen bënë ushtrime specifike, ndërsa nga Barcelona B Enrique kishte thirrur Munir, Sandro, Samper, Gumbau, Adama dhe Diagne, shkrian "Mundo Deportivo".

Pavarësisht fitores me Ajaxin, Blaugranat e kanë mendjen te "Santiago Bernabeu", ku do të kërkojnë të marrin një fitoren për ta çuar në +7 diferencën me Real Madrid. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2014, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori