Stili katalanas "nuk ha bukë" në Itali
Trajneri i Romës ka pasur një takim të hënën me skuadrën për të biseduar rreth gjërave që nuk po funksionojnë te romanët dhe është duke menduar opsionin e dorëheqjes. Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini nuk është parë i kënaqur me zgjedhjet e tranjerit.

Në rast se edhe në ndeshjen e ardhshme. në kampionat, Roma nuk do të arrijë të fitojë, stoli i verdhekuqve mund të ketë drejtues tjetër.

Luiz Enrike erdhi në kryeqytetin italian me plane dhe ide të mëdha por duket se gjërat nuk po shkojnë siç priteshin. Me sa duket, stili katalanas "nuk ha bukë" në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori