E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Stojku: Besoj ende te mbijetesa
Trajneri i Kamzes, Gentian Stojku shmangu komentet mbi vendimin e gjyqtarit për të akorduar 11-metërsh në fund për Laçin, por nuk nguroi të t’u jepte merita futbollistëve të tij për lojën e zhvilluar.

Ndjeni keqardhje për rezultatin dhe a mendoni se ishte penalltia?

Nuk dua të merrem me këtë pjesë. Në ndeshjen e parë me Kukësin kemi luajtur shumë mirë, edhe sot luajtëm mirë. E kemi detyruar kundërshtarin të luajë me topa të gjatë. E bllokuam mesfushën. Lojtarët zbatuan detyrat në pjesën më të madhe të lojës. Jam shumë i kënaqur me lojtarët dhe ato që kanë bërë.

Besoni tye mbijesta pas këtij rezultati?

Unë besoj te matematika. Deri sa matematika të na e lejojë, do të vazhdojmë të besojmë. Janë edhe 12 ndeshje dhe është normale të mos e ulim kokën e të kërkojmë tri pikët që në ndeshjen e radhës.

Mendoni se ishte i drejtë Hamiti sot?

Unë dua të merrem vetëm me pjesën e fushës. I kam dalë në krah arbitrit. Dua ta shoh vetë dhe qartë ka qenë apo jo. Unë i kam dalë në krah Hamitit që të mos i ndodhë gjë.

A i druheni një vendimi me dënim ose me heqje pikësh?

Unë s’dua të ketë një dënim të tillë, asnjë trajner s’e do për ekipin e tij. Unë jam munduar të ruaj qetësinë sa të normalizohet gjendja.
Shtuar më 03/03/2019, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori