Stoli i Italisë, Conte: Jam shumë i lumtur
Pëlqej
"Jam shumë i lumtur". Mjafton një fjali që Antonio Conte të shprehë gjithë gëzimin e tij për emërimin në krye të stolit të Kombëtares Italiane ku ka luajtur për shumë vite edhe si futbollist. Ish-trajneri i Juventusit që nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me Federatën Italiane të Futbollit do ta drejtojë kombëtaren e kaltër deri në përfundim të "Euro 2016".

Ndërkohë, edhe ish-klubi i tij Juventusi me të cilin u shpall për tre vjet kampion, ka reaguar nëpërmjet një urimi të publikuar në faqen zyrtare në Twitter.

"I urojmë shumë fat Antonio Contes në aventurën e re të nisur me kombëtaren italiane", shkruan klubi më i titulluar në Serie A.

45-vjeçari Antonio Conte do ta nisë zyrtarisht punën me kombëtaren e kaltër në muajin Shtator për sfidën e parë eliminatore të Europianit 2016 që do të zhvillohet në Francë. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori