Stoli i Italisë, ja sa i ofrohet Contes
Pëlqej
Janë orë vendimtare për të ardhmen e stolit të kombëtares italiane. "La Gazzetta dello Sport" zbulon në numrin e saj të sotëm shifrën e ofruar për ish trajnerin e Juventus Antonio Conte: kontratë dy-vjeçare me një pagë vjetore prej 3,6 milionë eurosh, për të cilën do të ndihmojë edhe sponsori Puma.

Vetë Federata Italiane e Futbollit i ofron Contes 1,6 milionë euro në vit, rreth 100 mijë euro më pak nga ajo që merrte ish tekniku Cesare Prandelli, ndërsa sot pritet edhe përgjigja e Puma-s.

Tekniku i ri i Italisë duhet të prezantohet të hënën dhe nëse Tavecchio nuk gjen gjuhën e përbashkët me Conten atëherë do të kalohet në planin B. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori