Roberto
Mancini apo Maximiliano Allegri? Është kjo dilema e drejtuesve të Federatës
Italiane të Futbollit. Përtej Adriatikut çështja se cili do të jetë
trajneri i ri i përfaqësueses Axurre është kthyer në një temë dite. Vendimi i Cesare Prandellit për të mos drejtuar 4-herë kampionët e Botës as në dy sfidat e muajit shtator përballë Holandës dhe Norvegjisë ka shtyrë drejtuesit e Federatës të gjejnë sa më shpejtë një emër të ri për
stolin.
Në krye të listës qëndron Roberto
Mancini madje mediat
italiane aludojnë se emërimi ish trajnerit të Galatasaray-it në pankinën e përfaqësueses është vetëm çështje ditësh, shkruan Calciomercato.
49-vjeçari që momentalisht është i papunë është më se i gatshëm për t’u ulur në
stolin e Italisë madje të drejtojë përfaqësuesen e kaltër do të ishte një nder për të.
Mancini që në vitet e fundit ka udhëhequr disa skuadra të mëdha në fitimin e trofeve shikohet nga drejtuesit e federatës si
trajneri i duhur për të rikthyer Italinë te sukseset.
Megjithatë në këtë garë dyshe nuk mbetet pas as Max Allegri. Ish
trajneri i Milanit edhe pse më pak fitues se
Mancini është një opsion shumë i mirë për
stolin të kaltërve.
Gjithsesi për të parë se kush do ta fitojë këtë betejë mes Mancinit dhe Allegrit që tifozët e shohin edhe si një derbi mes Interit dhe Milanit, duhet të presim edhe disa ditë. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2014,
ora 17:45