Stop aktivitetit për Biabiany, ka aritmi kardiake
Pëlqej
Jonathan Biabiany vuan nga aritmia kardiake. Lajmin e ka bërë të ditur Administratori i Deleguar i Parmas, Pietro Leonardi, gjatë një konference për shtyp.

"Bëhet fjalë për një patologji të zbuluar më 1 Shtator dhe që nuk e ka pasur më parë. Do të kthehet në fushë kur shëndeti i tij të mos jetë në rrezik", u shpreh drejtuesi emilian.

Anomalia është identifikuar gjatë vizitave mjekësore te klubi i Milanit. "Mjekët na kanë komunikuar këtë problematikë, vetëm pasi tratativa për të mbyllur gjithçka në lidhje me transferimin e tij në Milano dështoi".

Biabiany, kalimi i të cilit te Milan nuk u konkretizua këtë verë, pavarësisht fotos së rastit me shallin e Milanit në qafë, "më 10 Korrik i ishte nënshktuar në Parma një vizite me natyrë sportive, të cilën e kishte kaluar me sukses".

"Por, po atë ditë u shfaq një aritmi kardiake, si kurrë më parë, ndaj dhe kemi ndalur menjëherë aktivitetin e përditshëm të tij si futbollist. Në respekt të privatësisë së tij e kemi publikuar këtë të vërtetë këto ditë. Jonathan do të rikthehet në fushë vetëm kur të jenë siguruar të gjitha aspektet, që shëndeti i tij të mos rrezikohet", shton Leonardi.

Lojtari në fjalë nuk është grumbulluar nga Donadoni as për ndeshjen në kampionat, pikërisht ndaj Milanit, fundjavën e kaluar në "Tardini". /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori