Stop kritikave ndaj Ozilit
Sulmuesi i Arsenalit, Lukas Podolski, u ka bërë thirrje kritikëve që të heshtin për Mesut Ozilin, pas performancës së tij zhgënjyese ndaj Bayern Munichut.

Mesfushori që i kushtoi 50 milionë euro Arsenalit verën e kaluar dështoi të shënonte një penalti në pjesën e parë të ndeshjes që u zhvillua të mërkurën, duke rrezikuar shumë ekipin e tij drejt eliminimit. Megjithatë, Podolski ka kërkuar që kritikët të mos e shqetësojnë më Ozilin.

“Të gjithë janë të zhgënjyer për shkak të rezultatit që ndodhi. Nuk është e drejtë që të akuzojmë Ozilin. Kritikat janë pjesë e sportit dhe është mirë, por polemikat jo. Të akuzosh vetëm një lojtar nga i gjithë ekipi është e padrejt”.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm që na bën shumë të kënaqur. Një penalti e humbur nuk e ndryshon këtë. Kjo më ndodh edhe mua, e secilit futbollist. Miqt qëndrojnë së bashku, kështu që ecim përpara”, ka shkruar Podolski në Facebook.
Shtuar më 21/02/2014, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori