Stop Sneijder, Juventus hedh sytë nga Januzaj (FOTO LAJM)

Henri Mkhitaryan - Borussia Dortmund
Nuk ka ulje, Galatasaray kërkon 20 milionë euro për të lënë të lirë holandezin Wesley Sneijder, objektivi numëe një i Juventusit gjatë kësaj merkatoje janari.

Për këtë arsye kampionët e Italisë duket se do të ndryshojnë strategji pasi nuk pranojnë që për 31-vjeçar të paguajnë më shumë se 6-7 milionë.

Ndaj Juventusi ka filluar të shohë për emra të rinj. I pari që ka qarkulluar që mbrëmjen e djeshme ka qënë armeni i Borussia Dortmund Henri Mkhitaryan, por vështirë se Klopp do të heqë dorë lehtë prej tij.

Kështu hipoteza tjetër të çon te Adnan Januzaj, talenti 19-vjeçar i Manchester United, i kërkuar edhe nga Interi që mori Podolski dhe Shaqirin, shkruan "La Gazzetta dello Sport".

Ndërkohë në sfodn vazhdon të qëndrojë talenti i Anderlecht Dennis Praet. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori