Strakosha dhe Inzaghi të të njëjtit mendim: Portieri na kualifikon
Pëlqej
Portieri i kombëtares shqiptare Strakosha është i sigurt se Lazio e Simone Inzaghit do të arrinë të përmbysin humbjen 1-0 të ndeshjes së parë që pësuan në Bukuresht ndaj Steauas.

“ Jam i qetë ashtu si e gjitha skuadra. E dimë që jemi një skuadër shumë e fortë. Të enjten duhet të zbresim në fushë të përqëndruar dhe nëse japim 100% tonë jam i sigurtë që do ta kalojmë turin”.

Trajneri Simone Inzaghi u shpreh se synimim kryesor ëshë se nuk duhet të pësojë gol ndaj Steauas në Olimpico.

“ Ne nuk duam të pësojmë gol dhe e gjitha skuadra do të bëjë më të mirën në mënyrë që unë të mos pësoj. Ekziston pak nervozizëm në skuadër përpara kësaj sfide, por të enjten duam të shfaqim të gjithë grintën tonë në fushë, pasi Europa League është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne” tha Inzaghi. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori