Strakosha dhe Memushaj me fate të kundërta, ja notat që morën
Ditë aspak për t'u shënua rpër dy lojtarët e kombëtares sonë. Ledian Memushaj ka qenë titullar në humbjen që Pescara e tij pësoi në transfertë ndaj Chievos me rezultatin 2-0.

Mesfushori shqiptar luajti për 90 minuta duke qenë ndër më të mirët për skuadrën e tij. Pas ndeshjes Memushaj u vlerësua me notën 6 nga Sportmediaset.

Thomas Strakosha luajti titullar në fitoren e Lazios 1-0 ndaj Udinezes. Portieri shqiptar nuk kishte një ndeshje shumë impenjative, spikat vetëm një pritje ndaj Jankto. Nota për të nga portali italian ishte 6.

Shtuar më 26/02/2017, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori