Strakosha do të mbrojë portën në derbi, Roma me të njëjtin ekip si kundër Barçës
Katastrofa që përjetoi Lazio në Europa League ndaj Salzburgut, por edhe fakti që Thomas Strakosha pranoi se mund të ketë ndikuar në disfatën e thellë të ekipit, nuk ka bërë që trajneri Inzagi të dyshojë tek aftësitë e portierit të talentuar shqiptar, i cili do të mbrojë portën e të kaltërve nga minuta e parë.

Besimi për të është i konfirmuar dhe më se i merituar. Ndërkohë, Roma nga ana e saj nuk do të ketë surpriza në formacion. Duke parë spektaklin e ofruar me Barcelonën, trajneri Eusebio Di Francesco do të konfirmojë të njëjtin ekip.

Ndoshta, i vetmi dyshim lidhet me korsinë e djathtë të mbrojtjes, ku në vend të Florencit, që shpenzoi shumë me Barcelonën, mund të luajë Peres.
Shtuar më 15/04/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori