Thomas
Strakosha ka triumfuar në mbrëmjen e djeshme në finalen e Kupës së Italisë ndaj
Atalantës.
Portieri i Kombëtares nuk pati shumë punë ndaj bergamaskëve, teksa në një rast e shpëtoi shtylla, ndërsa në një moment tjetër në fillimin e pjesës së dytë ia
doli të kontrollonte pa problem një goditje në kuadrat.
Në një intervistë pas ndeshjes,
Strakosha deklaroi se të fitosh gjithnjë ndikon për mirë.
"Fitorja të bën mirë. Jemi të lumtur, do ta festojmë trofeun. Tashmë kemi edhe një karikim më shumë për fundin e sezonit", tha
portieri shqiptar.
Në këtë formë, Thomas
Strakosha ia
doli të fitonte dhe një duel personal ndaj dy shqiptarëve të
Atalantës, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha.
Shtuar më 16/05/2019,
ora 09:51