Strakosha ka fituar “zemrën” e Inzaghit
Pëlqej
“Ndërhyrja e Strakoshës ishte vendimtare, njëlloj sikur të kishte shënuar një gol sepse Verona do të kishte rihapur ndeshjen. E falënderoj, duhet të vazhdojë me të njëjtin shpirt gare. Kam dashur ta mbaja kur drejtoja të rinjtë e Lazios sepse ka qenë përherë i gatshëm”.- Ky është komenti që bëri Simone Inzaghi pas ndeshjes Verona-Lazio ku numri 1 i portës bardhekaltër bëri një pritje të pabesueshme kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 2-0.

Verona tentoi të rihapte ndeshjen me Fossatin dhe topi dukej i destinuar për të përfunduar në rrjetë, por dora e djathtë e portierit shqiptar rezultoi vendimtare. Një superpritje por me të tilla ndërhyrje gardiani i Lazios i ka mësuar tifozët bardhekaltër. Në finalen e Superkupës Strakosha nuk lejoi që të prekej porta e tij pas finalizimit të Cuadrados në fillim të ndeshjes, ndërsa kundër MIlanit, i mohoi golin sulmuesit kuqezi Kalinic.

Nuk përfundojnë këtu mrekullitë e 22-vjeçarit shqiptar që shpëtoi portën e Lazios nga goli i tretë në Gjenovë kundër Genoas kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 2-2. Strakosha e ka përligjur besimin e trajnerit Inzaghi që tashmë beson verbërisht tek aftësitë e të riut shqiptar që si për ironi të fatit, përfitoi nga largimi i një tjetër shqiptari, Etrit Berisha, për të treguar aftësitë e tij. Strakosha është i vetmi nga skuadra bardhekaltër që është aktivizuar 720 minuta duke kaluar në këtë klasifikim edhe sulmuesin Luis Alberto./albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori