Strakosha kërkoi rritje page? I ati konfirmon gjithçka
Pëlqej
Lajmi që ka qarkulluar sot në mediat italiane se Lotito i ka mbyllur dyert Thoma Strakoshës për rinovimin e kontratës me pagë më të lartë, ka revoltuar disi portierin e Kombëtares tonë dhe menaxherin e tij, Foton.

Familja e futbollistit të Kombëtares shqiptare kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë tentativë bisedimesh me presidentin e Lazios.

Arsyeja është fare e thjeshtë: Strakosha ka rinovuar kontratën 7 muaj më parë me Lazion. Nuk ka arsye logjike dhe gjithashtu në planin njerëzor është e tepëruar që pas shtatë muajsh të trokasësh në dyert e një klubi dhe të kërkosh sërish rritje page.

Babai i futbollistit nuk ka dashur të bëjë replikë publike me mediat italiane që e kanë transmetuar lajmin. Ai thjesht ka konfirmuar se Strakosha ka rinovuar kontratën shtatë muaj më parë dhe nuk ka pasur asnjë tentativë nga lojtari apo ai vetë për të kërkuar rritje page. Ndërkaq, nëse lexon artikullin në të përditshmen italiane “Il Messaggero”, kupton se ka qenë Luis Alberto lojtari që ka kërkuar së fundmi rritje page.
Shtuar më 15/10/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori