Strakosha në krye, asnjë minut të humbur gjatë këtij sezoni
Thomas Strakosha në listën e të palodhurëve të Serie A. E kush do ta mendonte se një shqiptar do të ishte futbollisti që është aktivizuar më shumë në këtë edicion futbollistik të kampionatit italian.

Gardiani kuqezi është një lider i padiskutushëm te Lazio, dhe ka merita të jashtëzakonshme për kualifikimin e bardhekaltërve në Champions League. Ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë që një shqiptar të ishte në krye të kësaj liste. Thomas Strakosha është futbollisti më i aktivizuar në Serie A, duke grumbulluar plot 3330 minuta në 37 ndeshje të luajtura.

Kreun e kësaj renditje gardiani i kombëtares sonë e ndan me homologun argjentinas të Udineses, Musso, i cili ka grumbulluar të njëjtat minuta. Edhe shumë titullarë të tjerë të Lazios janë në vendet e para, duke patur parasysh faktin që trajneri Simone Inzaghi ka shumë pak alternativa në stol për të çlodhur titullarët.
Shtuar më 30/07/2020, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori