Strakosha për arsye dëmtimi mbraktis grumbullimin me Kombëtaren
Pëlqej
Thomas Strakosha lë sërish grumbullimin me kombëtaren, në prag të sfidës miqësore me Turqinë. Portieri që luan me Lazion, ka shfaqur probleme në këmbë dhe stafi i kombëtares, i ka dhënë leje të rikthehet në Itali, ku do të trajtohet nga mjekët e bardhekaltërve.

Portieri është duke kaluar një moment të shkëlqyer, teksa është shndërruar në një nga pikat më të forta të Lazios dhe do të tentohet rikuperimi i tij, për të qenë i gatshëm për derbin e Romës, në fundjavën e ardhshme.

Strakosha nuk ia doli të stërvitet me kuqezinjtë as në grumbullimin për dy ndeshjet e fundit eliminatore, ato ndaj Spanjës dhe Italisë, ku sërish u largua nga grumbullimi, pas një problem në shpinë.
Shtuar më 11/11/2017, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori