Strakosha "përtyp" fjalët që tha për Romën
Pëlqej
Pas deklaratës që portieri Strakosha bëri duke thënë që falenderonte zotin që nuk iku te Roma, kritikat për të kanë qënë të shumta sidomos nga tifozët e Romës.

Ata në rrjetet sociale kanë postuar një replikë për Strakoshën duke thënë:

“ Ne, gjithashtu, falenderojmë Zotin që ke zgjedhur Lacion”

Por edhe Strakosha nuk i ka lënë gjërat pezull por ka menduar të qetësoj gjakrat duke kërkuar falje për gjithçka sa ndodhi, duke thënë:

“Do të doja të kërkoja falje për komentin. Duhet të jem një shembull dhe mos të bëj gabime si ky” /albeu.com/



Shtuar më 04/06/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori