Strakosha shkëlqen sërish, ja nota që mori nga mediat italiane
Lazio mori një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Bolonjës me rezultatin e pastër 0-2. Ka qenë një ndeshje mjaft e luftuar, ku Thomas Strakosha ishte sërish titullar për lacialët.

Portieri shqiptar luajti për 90 minuta në këtë ndeshje duke qenë një prej më të mirëve në fushën e lojës duke u vlerësuar me notën 6 nga "la Gazzeta dello Sport".

"Shumë i vëmendjshëm në rastet e krijuar nga Dzemaili dhe Nagy", shkruan gazeta e njohur në vlerësimin për portierin e talentuar.


Shtuar më 06/03/2017, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori