Strakosha: Tani besojmë se do ta fitojmë titullin në Serie A
Portieri shqiptar Thomas Strakosha ka thënë se trajneri Simone Inzaghi ia ka ndryshuar mendësinë Lazios dhe se ai dhe bashkëlojtarët e tij tani besojmë fuqishëm se mund ta fitojnë titullin në Serie A.

Gardiani i Kombëtares shqiptare ka qenë kyç në portën e LaziosSerie A këtë sezon, duke e ruajtur rrjetën të paprekur në nëntë ndeshje.

Ai tregon, megjithatë, se po vuan nga një lëndim së fundmi.

“E kam një problem të vogël, por po rikthehem. Gjendja është përmirësuar dhe tani vetëm po presim për datën e rifillimit të kampionatit”, ka thënë Strakosha për kanalin zyrtar të Lazios.


25-vjeçari thotë se Lazio është e befasuar me veten këtë sezon dhe se tani beson se do ta mposhtë Juventusin në garë për titull.

Lazio ngel vetëm një pikë prapa liderit, Juventusit, në garë për titull në Itali.

“Është gjithmonë mirë të ëndërrosh, prandaj edhe jemi në vendin e dytë ne. Synimi fillestar ishte Liga e Kampionëve, sepse as këtë nuk e prisnim. Por tani kemi filluar të besojnë në të”, theksoi ai.

“Mendësia e skuadrës ka ndryshuar, sepse cilësia nuk ka munguar kurrë. Më herët nuk besonim, por Inzaghi na ka përmirësuar”, shtoi ai.
Shtuar më 21/05/2020, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori