Strakosha tek Juventus? Ja çfarë thotë Tare për këtë transferim
Pëlqej
Igli Tare i ka thurur elozhe bashkombast të tij tek Lazio, Thomas Strakoshës. Ai gjithashtu ka prekur dhe ineresimin e Juventusit për gardianin shqiptar, për ta parë si zëvendësuesin ideali të Bufoonit.

Strakosha është shumë i lumtur këtu te Lazio, për sa kohë që ka firmosur një kontratë afatgjate dhe çdo gjë ka atë rrjedhën e vet në karrierë”.

“Ajo që është më e rëndësishmja për të është që të fokusohet te Lazio, me vazhdimësinë e tij sepse luan në një klub të madh”.

“Me Donaruman janë të vetmit portierë në moshën 23-vjeçare që luajnë në skuadra shumë të mëdha në Itali. Besoj se karriera e tij do të ketë një vazhdimësi të gjatë, por edhe shumë të suksesshme”, ka thënë Tare në një intervistë për Top Chennel. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2017, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori