Strakosha titullar në fitoren ndaj Torinos, ja nota që mori
Thomas Strakosha ishte sërish titullar mbrëmjen e sotme në fitoren që Lazio arriti të marrë në shtëpi ndaj Torinos me shifrat 3-1. Portieri shqiptar ishte në fushë për 90 minuta, teksa pas ndeshjes u vlerësua me notën 6 nga mediat italiane.

Edhe pse mund të marrë një pjesë të fajit te goli i pësuar, sërish nuk mund të quhet totalisht fajtor për atë gol të shënuar nga Maksi Lopez.

Ndëkohë, pjesën tjetër të ndeshjes ishte në lartësinë e duhur ku në 45 minutat e para kishte pak punë për të bërë.
Shtuar më 14/03/2017, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori