Moratti krahason Stramaccionin me Mourinhon
Pas triumfit në derbin me Milanin, presidenti i Interit Massimo Moratti ka vlerësuar edhe trajnerin Stramaccioni duke e krahasuar atë me Mourinhon ndërsa nuk ka preferuar të komentojë mbi gjyqtarin e ndeshjes.


"Objektivat e këtij viti janë në planin e shoqërisë që nuk bëri çmenduri në merkato, kemi një teknik të mirë dhe ekip të mirë dhe merkato e realizuar nuk e kushtëzon me çdo kusht ekipin të fitojë titullin. Strama si Mourinho? E mora nga ekipi i të rinjve sepse tregoi aftësi dhe inteligjencë të rrallë përtej teknikut, dhe ajo që e afron me Mourinhon është fakti se punon shumë. Kam shumë besim te trajneri dhe te kjo skuadër, kam mbetur optimist edhe kur nuk fitonim", u shpreh padroni zikaltër. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2012, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori