Real Madridi është duke kërkuar me doemos Kylian Mbappen.
Dëshira e Mbappes është tashmë e njohur, pasi ai e do kalimin te klubi madrilen, por problem mbetet vlera e lartë që PSG mund ta kërkojë.
Mirëpo, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS”,
Real Madridi planifikon të ofrojë rreth 100 milionë
euro plus Iscon e Mariano Diazin në këtë ofertë.
Mesfushori spanjoll ka një vlerë rreth 80 milionë
euro, ndërsa sulmuesi vlerësohet në 40 milionë. Kështu, PSG do e shiste 21-vjeçarin për një shumë mbi 200 milionë
euro, apo duke përfituar dy lojtarë dhe para.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 08:31