Strategji e rrallë e Tottenham, miliona euro për agjentët
Totenhemi ishte klubi i vetëm në merkaton e verës në Angli që nuk bleu asnjë lojtar. E njëjta gjë ndodhi me "gjelat" edhe në merkaton e janarit, teksa për të dytën merkato radhazi nuk transferuan asnjë lojtar.

Gjithsesi, pavarësisht se nuk kanë afruar askënd, klubi londinez ka shpenzuar plot 11 milionë sterlina për agjentët e futbollistëve.
Mjafton të kujtojmë që ekipi i Poçetinos rinovoi kontratën me shumë yje të ekipit, si Herri Kejn, Eriksen, Sançez apo Dele Ali e Son.

Diçka me të vërtetë e çuditshme për Totenhemin, ku nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për blerje, ndërkohë që paguan 11 milionë sterlina për agjentët e futbollistëve. /albe.com/

Shtuar më 04/04/2019, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori