Erdhi te
Milan me parametra zero këtë verë nga Sampdoria, por pas vetëm pak ditësh përgatitje, klubi kuqezi njoftoi se mbrojtësi anësor kroat, Ivan
Strinic kishte probleme kardiake dhe do të duhej të ndërpriste futbollin, për të kryer analiza të detajuara.
Kur kanë kaluar rreth 3 muaj që nga ajo kohë dhe në një periudhë kur
Milan po përballet me një sërë dëmtimesh të lojtarëve protagonistë të ekipit, nga
kroati vjen një lajm i mirë, pasi duket se
Strinic ka lënë pas problemet.
Në një intervistë për mediat kroate, ai ka treguar se tashmë çdo gjë është në rregull dhe se duke filluar që nga dita e hënë, do të fillojë
stërvitjen me klubin e
Milan, për t’u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018,
ora 12:21