Derbi i sotëm mes Borussia Monchengladbach dhe Koln-it është
anuluar.
Kjo ndeshje e
Bundesligës, ishte parashikuar të zhvillohej në "RheinEnergieStadion" ditën e sotme, por është
anuluar për shkak të një stuhie të fortë, të quajtur Sabine në Gjermani.
Klubi i Kolnit në një postim në faqen zyrtare njoftonte se loja është
anuluar pasi 'siguria e tifozëve nuk mund të garantohet'.
Takimi do të zhvillohet në një datë të
mëvonshme, dhe biletat për sfidën do të mbeten të vlefshme.
Koln ndodhet në vendin e 13-të në tabelën e
Bundesligës ndërsa Gladbach është e katërta.
Shtuar më 09/02/2020,
ora 11:05