Suarez bëhet baba për herë të tretë, zgjedh emrin e lojtarit të Interit (FOTO LAJM)
Sulmuesi i skuadrës së
Barcelonës, Luis
Suarez është bërë baba për herë të tretë pas vajzës 8 vjeçare dhe djalit katër vjeçar, tashmë ka lindur edhe më i vogli i familjes
Lautaro.
Emër i cili korrespondon me sulmuesin e Interit,
Lautaro Martinez, kundërshtarin e uruguajanit sonte në mbrëmje. Lajmin e ka dhënë vetë sulmuesi i
Barcelonës në një status në rrjetin social Instagram.
Suarez do të jetë në fushë nga minuta e parë ndaj Interit.
“Mirëserdhe Lauti, shumë të lumtur që të kemi këtu me ne i bukuri jonë. Mamaja është shumë mirë dhe e lumtur po aq sa vëllezëritë. Faleminderit të gjithve për mesazhet!”, tha
Suarez. /albeu.com/
Shtuar më 24/10/2018,
ora 13:08