Suarez deri në janar tek Liverpool
Qëndrimi i Luis Suarez në “Anfield Road” nuk është i sigurtë deri në fund të sezonit. Suarez duket se nuk ka ndërmend të vazhdojë të qëndrojë në këtë klub, dhe mësohet se i ka kërkuar menaxherit të tij që në janar të përgatisë transferimin.

Real Madrid dhe Arsenali ishin dy klubet që shprehen interes gjatë verës për të. Te Topcinjtë, sulmuesi do të vazhdonte të qëndronte në Premier League, por dëshira e lojtarit është “Santiago Bernabeu”.
Shtuar më 16/09/2013, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori