Suarez dëshiron rikthimin te kampionët holandez
Legjenda e Ajaxit, Sjaak Swart, tregon se sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, dëshironkthehetAjax para se t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist.

Uruguaiani ka kaluar katër vjet me kampionët holandez në fillim të karrierës së tij, duke i shënuar 111 gola dhe duke e fituar 1 titull të Eredivisie, para se të kalojë në Liverpool në vitin 2011.

Ai nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Ajaxin asnjëherë dhe së fundi e bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, duke e falënderuar klubin që i dha atij gjithçka në karrierë.

Swart ka luajtur në Amsterdam gjatë gjithë karrierës së tij dhe ka qenë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm për skuadrën e Ajaxit dhe ka fituar tre trofe radhazi të Kupës Evropiane në fillim të viteve të 70-ta.

“Mendoj se ai dëshiron me të vërtetë të kthehet te Ajax. Menjëherë? Epo, ndoshta edhe menjëherë. Ai do të kthehet me të vërtetë te Ajax, thjesht nuk e di kur”, u shpreh Swart në një intervistë të dhënë për 'NH Sportcafe'.
Shtuar më 17/08/2019, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori