Suarez drejt Barçës, pavarësisht pezullimit
Pavarësisht pezullimit të gjatë Barcelona nuk ndryshon mendin dhe e konsideron Luis Suarez objektivin e parë për sulmin. Bomberi uruguajan nuk mund të luajë deri në tetor duke humbur kështu edhe tre ndeshjet e para në Champions League, por dënimi nga FIFA mund të ulë edhe vlerën e kartonit të tij por edhe konkurrencën pasi Real Madrid ka hequr dorë tashmë.

"Los Blancos" donin të bënin një "hakmarrje" nga Barçës pas dështimit me Neymar, por tashmë i kanë lënë rrugë të lirë "armiqve" katalanas edhe pas "po"-së së vetë futbollistit.

Tani Barcelonës i duhet të gjejë akordin me Liverpoolin. Para kafshimit të Chiellinit Blaugranat ofronin 50 milionë plus kartonin e Alexis Sanchez (30 milionë). Por tashmë çmimi është i destinuar të bjerë. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2014, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori