Suarez flet për episodin me Chiellinin: Pasi e kafshova atë, mendova se Barcelona do më refuzonte
Luis
Suarez ka rrëfyer për
gabimin që kishte bërë me kafshimin ndaj
Georgio Chiellinit, ku mendoi se kishte mbaruar ëndrra e tij për të kaluar në Barcelonë.
Sulmuesi i Uruguait, Luis
Suarez ishte përjashtuar nga Kupa e Botës 2014 dhe suspenduar me katër muaj mos lojë, pasi kafshoi
Georgio Chiellini.
Ai tregon tmerrin që kishte përjetuar dhe frikën se Barcelona do të largonte interesimin për të.
“Sapo e bëra atë veprim, e kuptova
gabimin. Golin e Godinit nuk e festova shumë sepse po mendoja për atë çfarë do të ndodhte më vonë. Kur më pyeti gruaja se çfarë kisha bërë, e mohova dhe qava. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për mua”. tha
Suarez.
“Mendova se nuk do të më plotësohej ëndrra. Por, pasi më përjashtuan nga Botërori, drejtuesit e Barçës më thanë që sërish më dëshironin në skuadër”. përfundoi goleadori katalanas. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018,
ora 19:45