Suarez-Handanoviç, dyshja që do Barça
Luis Suarez dhe Samir Handanoviç janë shndërruar në dy objektivat kryesorë të Barcelonës për sezonin e ardhshëm, raportoi të enjten e përditshmja sportive spanjolle "AS".

Disa ditë pasi Suarez u pezullua për dhjetë ndeshje nga Federata Angleze e Futbollit, pas një kafshimi që i bëri rivalit Ivanoviç në ndeshjen me Chelsea, pozicionet e uruguajanit në "Anfield Road" janë më të lëkundurra se kurrë.

Me këtë pezullim të gjatë, problemet që ka krijuar në të shkuarën dhe vetë dëshirën e futbollistit për të kaluar në një skuadër ku mund të fitojë tituj, oferta e Barcelonës mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Liverpool.

Me largimin e paralajmëruar të Victor Valdes në portë, klubi është i detyruar të përfshihet në merkato edhe për një portier e i preferuari është Samir Handanoviç, numri një i Interit, për të cilin mund të ofrohen 25-30 milionë euro, të mjaftueshme për të garantuar transferimin.

Në çdo rast, sipas "AS", në rast se nuk do të realizohet transferimi i portierit slloven, i përzgjedhuri i portës katalanase mund të jetë portieri i Galatasaray, Fernando Muslera. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori