Suarez hap dyert e Barcelonës për yllin e United
Ylli i Manchester United, Paul Pogba këtë merkato vere është lidhur shumë me një transferim të mundshëm për të klubi i Barcelonës.

Edhe pse merkatoja është mbyllur në të dy vendet është raportuar se Barca ka arritur një marrëveshje me United për të marrë shërbimet e Francezit në merkaton e Janarit.

Së fundmi për Paul Pogban ka folur edhe Luis Suarez i cili i ka hapur rrugën për të Barcelona.

Suarez është lojtari i dytë i Blaugranëve, pas Gerard Pique, që thotë se francezi do të mirëpritej te kampioni spanjoll.


“Pogba është lojtar elitar – ai ka fituar gjithçka. Ka shumë cilësi dhe është lojtari kryesor i Unitedit”.

“Mendoj se ai do të dëshironte të garonte për më shumë (trofe), sesa që është duke e bërë aktualisht. Ndoshta nuk është ende lojtar i Barcës, por gjithmonë do të mirëpritej”, ka deklaruar uruguaiani për RAC1. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2018, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori