Me dy gola të shënuar në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, Luis
Suarez dëshmoi se sa i rëndësishëm është për Liverpoolin, që synon të rikthehet në mesin e katër ekipeve të para në Premierligë.
Edhe pse nisi nga stoli, uruguaiani
Suarez ishte ai që së bashku me Meirelesin i dhanë shpirt lojës së
Liverpoolit, në derbin e javës së dytë të kampionatit anglez, kundër
Arsenalit.
Pikërisht pas bashkëpunimit me Meirelesin,
Suarez shënoi në minutën e fundit të ndeshjes për të vulosur fitoren kundër
Arsenalit në Londër (2:0).
"Ishim zëvendësime shumë të qëlluara. Nuk po them se Andy Carroll apo Dirk Kuyt luajtën keq, por
Suarez ishte fantastik. Po ashtu edhe Meireles u tregua shumë i mirë", ka thënë trajneri i
Liverpoolit, Kenny
Dalglish.
Dalglish kundër
Arsenalit startoi me vetëm një sulmues, anglezin Carroll. Por ishte zëvendësuesi i tij,
Suarez, ai që inspiroi ekipin dhe e udhëhoqi atë drejt fitores.
Suarez u transferua te
Liverpooli në janarin e këtij viti nga skuadra holandeze Ajax.
Liverpooli ka paguar dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh për të. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2011,
ora 09:26