1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
Suarez, Inter "parakalon" Juven
Nëse Juventus kërkon Luis Suarez nuk duhet vetëm të bindë Liverpool por edhe të mposhtë konkurrencën e Inter. Zikaltrit jo vetëm që duan sulmuesin uruguajan por edhe janë në avantazh. Pse? Klubi Massimo Morattit ka një kanal të hapur me klubin anglez pas shitjes së Coutinhos, në janar, për shumën e 12 milionë eurove dhe sipas asaj që shkruan "TuttoSport", "The Reds" nuk e kanë likujduar plotësisht Interin.

Ndaj dhe zikaltrit mund të kërkojnë kartonin e Suarez në mënyrë që borxhet mes klubeve të mbyllen. Por po të shtosh këtu edhe situatën financiare në të cilën gjendet Liverpool një akord i tillë mund të ishte mëse i mundshëm. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori