"Suarez? Jam i bindur që mbrapa qëndron Juventus! Është stili i tyre"
Çështja Suarez vazhdon të diskutohet në Itali.

Ylli i ri i Atletico-s ka përfunduar në syrin e ciklonit pas skandalit për mashtrimin me provimin e zhvilluar në Perugia për të marrë nënshtetësinë italiane.

Shefi i Prokurorisë së kryeqendrës lombarde ka vendosur të bllokojë papritur dhe për një kohë të papërcaktuar hetimet për shkak të rrjedhjes së informacioneve të hetimit paraprak.

Në lidhje me këtë çështje ka dhënë mendimin e tij edhe ish-mesfushori i Inter-it, Nicola Berti:

“Sipas mendimit tim, mbrapa kësaj historie është Juventus-i. Është stili i tyre, stili klasik i Juventus-it. E dini se jam antijuventin qëkur kam lindur”, ka thënë Berti për Mowmag.com.

“Është e qartë se ka diçka mbrapa, Suarez nuk ka ardhur rastësisht në Perugia. Në kohën time nuk ndodhnin gjëra të tilla, nuk kishte probleme të tilla me nënshtetësinë”.
Shtuar më 26/09/2020, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori