Suarez lë pas dëmtimin e gjatë dhe realizon supergol (VIDEO)
Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez jo vetëm që është rikthyer në stërvitje, por ka treguar se nuk ka humbur asnjë shkëlqim nga klasi i tij.

Teksa katalanasit po përgatiten për rinisjen e kampionatit, 33-vjeçari realizoi një gol spektakolar në seancën e sotme stërvitore duke goditur topin me pjesën e jashtme të këmbës, i cili përfundoi brenda në rrjetë.

Uruguajani rrezikonte të humbiste sezonin, por ndërprerja e kampionatit spanjoll për shkak të koronavirusit dhe operacioni i suksesshëm në gju e ndihmuan të rikuperohej para kohe.


“El Pistolero” u dëmtua në sfidën e 9 janarit të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Atletiko Madridit, ndeshje në të cilën katalanasit u eliminuan me rezultatin 2-3, ndërsa Suarez u dëmtua në gju.
Shtuar më 28/05/2020, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori