Sulmuesi i skuadrës së Barcelonës, Luis
Suarez po zhvillon një nga sezonet më të dobëta të karrierës së tij. Uruguajani numëron vetëm 3 gola të shënuara në 11 ndeshje aktivizim.
Por në skuadrën spanjolle janë të qetë pasi ai është rekordmen në disa statistika të tjera, ato të asisteve. Që nga sezoni 2015-2016,
Suarez mban vendin e parë për asiste duke numëruar
plot 44 të tillë, dhe lë pas vetes shokun e skuadrës, Lionel Messin.
Ndër të tjera, Luis
Suarez theu rekordin e yllit të PSG,
Dani Alvesh për asistet në drejtim të Messit.
Ish-lojtari i Liverpool e ka asistuar Messin
plot 27 herë, e thënë ndryshe një herë më shumë se
ish-lojtari i katalanasve,
Dani Alvesh. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018,
ora 13:13