Suarez: Messi i pari, Neymar i dyti
Messi, Neymar dhe Suarez cilësohen treshja sulmuese më e fort në futbollin botëror. Sulmi i Barcelonës ka realizuar plot 126 gola deri në këtë pjesë të 2015-ës. Afro 80 për qind e 161 rrjetave të realizuara nga katalanët në këtë vit kalendarik.

Sulmuesi nga Uruguaji konfirmoi edhe hirearkinë në radhët e sulmit blaugrana, duke bërë ndoshta pa dashje edhe një klasifikim përsa i takon garës për Topin e Artë, ku dy shokët e tij të repartit konkurrojnë ndaj Cristiano Ronaldos.

Messi është më i miri, ndërsa Neymar numri 2. E kemi të qartë që Leo është mbi të gjithë lojtarët. Jam i lumtur që luaj përkrah tyre. Për mua është një privilegj”, tha Suarez, duke saktësuar se treshja sulmuese funksionon në fushë vijnë prej marrëdhënies së shkëlqyer, ku askush nuk pretendon se është superior ndaj shokëve të repartit.
Shtuar më 08/12/2015, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori