U ndëshkua nga Federata
Angleze e Futbollit (FA) me 10 ndeshje pezullim për shkak se kafshoi mbrojtësin serb të Chelsea Bratislav Ivanoviç në ndeshjen e fundjavës së shkuar
Liverpool-Chelsea 2-2, por Luis
Suarez nuk ka ndërmend ta apelojë
vendimin.
"U kërkoj falje të gjithë tifozëve, mbështetësve të mi dhe
Liverpool, por edhe Ivanoviç për atë që ndodhi. Nuk do e apeloj
vendimin, pasi e meritoj të ndëshkohem për veprimin e palejuar. Dua që të bëhem një njeri më i mirë si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Do punoj shumë dhe do mundohem t’i evitoj në maksimum incidente të tilla, sepse nuk dua t’i shkaktoj më probleme klubit të
Liverpool", tha
Suarez.
Në fakt, mediat
angleze kanë spekulluar se vendimi për të mos e apeluar pezullimin lidhet me një largim të mundshëm gjatë verës. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2013,
ora 12:40